Kush nuk i do zgjedhjet e parakohshme [video]

16 Nëntor 2016 - 19:10      

Derisa partitë opozitare vazhdojnë të këmbëngulin se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më shpejt, një pjesë e koalicionit si dhe kori diplomatik ndërkombëtar nuk pajtohen më këtë ide, raporton KTV.

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, u ka thënë jo zgjedhjeve para vitit 2018, në të kundërtën do të kishte shumë ngecje në të gjitha reformat dhe në të gjitha fushat.

Ndryshe nga PDK-ja, që kohëve të fundit po flet shpesh për zgjedhje, kryeministri Isa Mustafa beson se koalicioni po bën punë të shkëlqyer dhe se zgjedhjet nuk mund të lidhen asnjëherë me demarkacionin.

Mustafa gjithashtu tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizmin e vizave, përveç ratifikimit të Demarkacionit.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, kërkoi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët.


Kush nuk i do zgjedhjet e parakohshme by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...