16 Nëntor 2016 - 19:06
Kanë kaluar më shumë se tri vjet që komuna e Skenderajt po vazhdon të funksionojë me një kryetar, i cili aktualisht gjendet në paraburgim, raporton KTV.
Megjithatë, Sami Lushtaku do ta vazhdojë mandatin e tij si kryetar edhe më tutje.
Ish -ministri i pushtetit Lokal, Sadri Ferati, derisa thekson faktin se ligjërisht Lushtakut i lejohet një gjë e tillë, thotë se një komunë është vështirë të funksionojë me një kryetar në burg.
Për Bekim Salihun nga Instituti GAP do të duhej të ndryshonte kjo bazë ligjore.
Një ditë më parë Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm kreun e Skenderajt për veprën penale vrasje, i cili ishte dënuar me 12 vjet burg nga shkalla e parë.
Por, Apeli e dënoi atë me 7 vjet burg për, siç thuhet, përgjegjësinë komanduese.
Ndaj këtij vendimi pritet që mbrojtja e Lushtakut të ushtrojë ankesë në Gjykatën Supreme, duke bërë që më shumë se gjysmën e mandatit të tij Lushtaku ta kalojë në paraburgim.
Ligji lejon qeverisjen e komunave nga burgjet by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...