Administrata e Skenderajt proteston kundër Apelit [video]

16 Nëntor 2016 - 19:02      

Punëtorët e komunës së Skenderajt nuk po pajtohen me vendimin e Gjykatës së Apelit, raporton KTV.

Ata kanë protestuar për rreth 1 orë para ndërtesës së komunës, në mbrojtje të kryetarit Sami Lushtaku.

Me këtë protestë, kërkuan nga Gjykata Supreme vendim të pavarur. Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Xhevat Dervishi, ka ripërsëritur se vendimi i

Apelit është politik. I padrejtë dhe politik ky vendim po vlerësohet edhe nga qytetarët e kësaj komune. Sipas tyre, kryetari Sami Lushtaku është i pafajshëm dhe duhet të lirohet. Ndonëse protesta është organizuar nga punëtorët e komunës, që kryesisht janë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, në Komunë kanë thënë se nuk kanë dorë në organizimin e kësaj proteste. Në anën tjetër, Këshilli Organizativ i protestës është i vendosur që protestat të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.


Administrata e Skenderajt proteston kundër Apelit by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...