16 Nëntor 2016 - 18:46
“Koalicioni është stabil, Lista Serbe është e vërtetë që ka një kohë që nuk është duke ardhur në kuvendin e Kosovës dhe për çështjen për të cilën ju i referoheni demarkacionit duhen dy të tretat e votave, por sidoqoftë në do të vazhdojmë që të përçojmë mesazhin tek qytetaret e Kosovës që duhet më tepër zhvillim, më tepër angazhim për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe tu ikim temave që ka për qëllim politizimin dhe egon e pushtetit për arsye se Kosova në këtë fazë ka më së shumti nevojë për një perspektive ekonomike”, ka thënë Veseli për DW.
Ai ka përmendur edhe Listën Serbe dhe takimet me ta.
“Po ne jemi takuar më ta dhe vazhdimisht takohemi, ky subjekt politik ka qenë konstruktiv gjatë punës së tyre, por sido që të jetë vendimi i tyre është marrë nga ata, ne e respektojmë vendimin e tyre, por zyrtarisht ata nuk po marrin pjesë në punimet e kuvendit të Kosovës”, shtoi Veseli, që më pas tregoi edhe për vlefshmërinë e votës së tyre.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mund të ketë kushtëzime sepse shumica parlamentare vepron me 60 deputetë dhe kjo shumicë parlamentare i ka 89 deputetë nga 11 janë nga Lista Serbe dhe këtu ka një konsesus të plotë për vendimet që duhet të merren me një shumicë të thjeshtë. Sidoqoftë, unë mendojë se do të ketë reflektim nga Lista Serbe, dhe ata do të vijnë në punimet e kuvendit, por kushtëzime në Republikën e Kosovës nuk mund të bëjë askush”, tha më tej Veseli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...