Veseli: Specialja është një padrejtësi e domosdoshme që do të ndodhë

16 Nëntor 2016 - 18:18      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot për DW, ku ka thënë se Gjykata Speciale është një padrejtësi e domosdoshme që do të ndodhë.

Gjykata Speciale është një çështje e cila ka ndodhë, është një padrejtësi i domosdoshme tani që do të ndodhë, por keni parasysh që ne me vullnetin tonë e jemi futur në këtë proces për arsye që gatishmëria jonë është më e madhe për të paguar çdo çmim për shtetin tonë dhe Republikën e Kosovës dhe do të heqim çdo dilemë e cila është bërë mbi themelet e kësaj shtetësie e cila ka të bëjë me procesin e çlirimit dhe pavarësimit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, institucionet e Republikës së Kosovës kanë kryer obligimet e saj, duke shtuar se liria dhe shteti jonë, është çmimi i paguar nga gjeneratat në vazhdimësi.

“Sidoqoftë, për Kosovën dhe për ne është shumë e rëndësishme liria jonë dhe shteti jonë. Ky është një çmim që gjeneratat kanë paguar në vazhdimësi, natyrisht se do të ecim përpara dhe jam shumë i sigurt se jo vetëm se mund të denigrohet, por nuk do të këtë dënim e as cenim të UÇK-së si luftë e pastër çlirimtare dhe ashtu sikurse në dy proceset e kaluara në Hagë, ballafaqimi i bashkëluftëtarëve tanë, do të kemi një drejtësi e cila do të jetë e pavarur dhe e cila do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër”, ka shtuar Veseli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...