Apostolova takon liderët e grupeve parlamentare, kërkon zhbllokim të gjendjes politike

16 Nëntor 2016 - 17:57      

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka takuar sot udhëheqësit e grupeve parlamentare.

Sipas një njoftimi të kësaj zyre, gjatë takimit me përfaqësuesit e grupeve të pozitës dhe opozitës, ajo ka folur për situatën politike dhe ekonomike, sundimin e ligjit, liberalizimin e vizave dhe zbatimin e MSA-së dhe Agjendën e Reformës Europiane, transmeton Koha.net.

“Apostolova ka vlerësuar pikëpamjet e liderëve si të kapërcehet bllokimi politik në Kosovë dhe e pa si të rëndësishme e të dobishme dëgjimin e deputetëve, si përfaqësues të popullit të Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...