16 Nëntor 2016 - 15:57
Ambasadori Dittmann u shpreh i kënaqur që i shihte ata bashkë. Ai ka theksuar se Gjermania i kushton rëndësi të madhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës, që po mbahet me ndërmjetësimin e BE-së. Sipas tij, Serbia e Kosova i kanë hyrë këtij procesi nga bindja se marrëdhëniet e mira janë të rëndësishme për jetë më të mirë të njerëzve nga të dy anët.
Ambasadori gjerman në këtë favor ka përmendur njohjen e diplomave, Marrëveshjen për targat, zbatimi i të cilave do të nisë së shpejti. Siç citohet të ketë thënë ai, është e rëndësishme që dialogu të ndërlidhet me të rinjtë nga të dy vendet.
Përfaqësuesja e Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut nga Beogradi, Anita Mitiq, tha se për arritjen e marrëdhënieve të mira duhet të merren parasysh të gjitha ato që kanë ndodhur gjatë luftës dhe të pranohen krimet dhe viktimat. Sipas saj në Bruksel politikanët por “kërkojnë zgjidhje të lehta”, duke iu shmangur problemeve reale.
Venera Çoçaj, përfaqësuese e Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut nga Prishtina tha se kjo organizatë mbështet aktivistët e rinj që duan ndryshime sociale dhe nuk frikësohen të kritikojnë diskriminimin, të folmen e urrejtjes, racizmin, seksizmin dhe të gjitha format e tjera të padrejtësisë sociale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...