Veseli takoi një grup prej 150 studentësh të Universitetit “Fehmi Agani”

16 Nëntor 2016 - 15:01      

Në kuadër të angazhimit për rritjen e transparencës dhe të qasjes së qytetarëve në punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takoi sot në ambientet e Kuvendit një grup prej 150 studentësh të Universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës.

Duke u dëshiruar atyre mirëseardhje në institucionin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës të Kosovës, Veseli bëri një përshkrim të funksioneve kushtetuese të Kuvendit, rolit, punës dhe përbërjes së tij, ndërsa u ndal në zhvillimet aktuale dhe perspektiven për të ardhmen.

Kreu i Kuvendit tha Kosova ka kaluar nëpër shumë sakrifica derisa ka arritur momentin kur përfaqësuesit e popullit të ulen në karriget e sallës së legjislativit. Veseli porositi studentët që, krahas përgjegjësive të tyre akademike, të mos jenë indiferentë ndaj zhvillimeve dhe proceseve të rëndësishme nëpër të cilat kalon vendi. Ai kërkoi nga ata që ta ruajnë shtetin dhe institucionet e Kosovës.

“Kosova ka të ardhme euro-atlantike dhe ky rrugëtim është i pandalshëm”, theksoi Veseli.

Veseli tha se përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët dhe krijimi i perspektivës zhvillimore brenda Kosovës është preokupim i vazhdueshëm institucioneve.

Në shenjë falënderimi, Organizata Bashkimi Studentor “Fehmi Agani”, e nderoi Kryetarin Veseli me një mirënjohje. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...