Washingtoni përkrah luftimin e ekstremizmit në Kosovë

16 Nëntor 2016 - 14:35      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha gjatë vizitës zyrtare në Washington DC, ku qëndroi me ftesë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takim me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, Hoxha takoi Brett McGurk, përfaqësuesin special të presidentit amerikan të Koalicionit global për luftën kundër terrorizmit dhe me këtë rast diskutuan për trendet globale të terrorizmit dhe rajonin e Ballkanit, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesi special i Presidentit amerikan, McGurk, ka vlerësuar se Republika e Kosovës, ka dhënë kontribut të çmuar kur i është bashkuar Koalicionit global kundër terrorizmit duke çmuar miratimin e ligjit dhe masave tjera kundër terrorizmit.

Ai po ashtu theksoi se është lajm i mirë se ka ulje të numrit të pjesëmarrësve të shtetasve të Kosovës që marrin pjesë në konfliktet që zhvillohen në shtetet tjera.

Ministrja theksoi rëndësinë e trajtimit dhe masat ndaj personave që marrin pjesë në luftëra në shtetet e huaja si dhe masat e deradikalizimit dhe risocializimit ndaj personave të tillë.

Ministrja Hoxha, mori përkrahje të plotë nga i deleguari i presidentit Obama për përkushtimin e saj, duke vënë në pah se kjo përkrahje do të vazhdojë për Ministrinë e Drejtësisë edhe në të ardhmen në fuqizimin e shtetit ligjor dhe sistemin e drejtësisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...