Zharku e informoi shefin e FMN-së për Kosovë për ecurinë e projekteve infrastrukturore

16 Nëntor 2016 - 14:33      

Prishtinë, 16 nëntor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, të kryesuar nga shefi i këtij institucioni, Jacques Miniane.

Sipas njoftimit për medie, në këtë takim u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Ministrisë së Infrastrukturës dhe për nevojat buxhetore të domosdoshme të MI-së për realizimin e këtyre projekteve, transmeton Koha.net.

Në veçanti u bisedua për punimet që po zhvillohen në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, për mundësitë e financimit të autostradës së re Prishtinë-Gjilan, projektin e rrugës N9 Prishtinë – Pejë, projektin Gjurgjicë – Klinë, projektin Skënderaj-Drenas, rikonstruktimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, si dhe për projekte të tjera infrastrukturore.

Po ashtu, u bisedua edhe për mundësinë e investimit në përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës hekurudhore dhe për aviacionin civil – shërbimet ajrore të navigimit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...