16 Nëntor 2016 - 13:41
Në njoftimin për medie bëhet e ditur se në këtë mbledhje mori pjesë edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, transmeton Koha.net. Ai me këtë rast tha se gjatë viteve të fundit ka pasur zhvillime pozitive në administrimin e tokës. Sipas tij, ato shihen edhe në raporte të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Qeveria ka mbështetur disa projekte kapitale që kanë ndikuar në ngritjen e vlerës së tokës dhe në ngritjen e sigurisë së saj, rrjedhimisht edhe në ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tha ndër të tjera Shala. Ai shtoi se projektet e realizuara deri më tani kanë bërë që sot të kemi një tokë të sigurt dhe të administruar mirë dhe për secilën pëllëmbë të tokës dihet: destinimi i saj, pronari i saj, vlera e saj dhe të drejtat mbi të.
Si rezultat i administrimit të mirë të tokës, po shtohet numri i pronave në emër të pronarëve aktualë, po harmonizohet gjendja faktike e tokës në terren me gjendjen e saj në dokumente pronësore, po trajtohen objektet pa leje, po administrohet planifikimi hapësinor, po investohet në zhvillimin rural e urban dhe po ndihmohet në zhvillimin e bujqësisë.
Shala përmendi edhe disa obligime që i ka Kosova në raport me shtetet e regjionit dhe shtetet anëtare të BE-së, e që ndërlidhen me infrastrukturën e informacioneve gjeohapësinore, respektivisht me harmonizimin dhe shpërndarjen e të dhënave gjeohapësinore. Sipas tij, Republika e Kosovës ka krijuar bazat për një gjë të tillë, përmes krijimit të Gjeoportalit Shtetëror, përmes përcaktimit të standardeve për harmonizim dhe shpërndarjen e të dhënave.
Edhe baza ligjore është krijuar, dhe për të hyrë në fuqi pritet aprovimi nga Qeveria.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...