16 Nëntor 2016 - 13:25
Ai tha se për të gjithë ata që i dorëzojnë këto armë vullnetarisht, nuk do të ketë pasoja penale.
“Ndërkohë, dhe në qoftë se do jetë e nevojshme ne do ndërmarrim dhe nisma ligjore për të shpallur periudha vakante ose periudha ku sipas Kodit Penal nuk do dënohet ai që do t’i gjendet në shtëpi një armë. Por, dorëzimi vullnetar nuk përbën vepër penale”, deklaroi Tahiri, raportojnë mediat në Shqipëri.
Ministri Tahiri ftoi median, shoqërinë civile, intelektualët dhe gjithë aktorët e tjerë që të mbështesin dhe t’i bashkohen kësaj nisme dhe e cilësoi si një problematikë jo të vogël armëmbajtjen pa leje në shoqërinë shqiptare.
Këto komente, ministri i bëri nga Kombinati në Tiranë, ku ndodhej për të shpërndarë ndihma për familjet e përmbytura gjatë reshjeve të fundit në kryeqytet.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...