Konjufca: Veseli po e bllokon seancën e jashtëzakonshme për Deharin

16 Nëntor 2016 - 13:22      

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një konferencë për medie ka fajësuar Kadri Veselin për pengimin e mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar rreth vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Konjufca ka thënë se Veseli po u bën presion deputetëve që të tërheqin nënshkrimet për mbajtjen e kësaj seance.

“Këto tri ditë dy herë nga ndodhur tërheqja e nënshkrimeve prej deputetëve sidomos rasti me Bislim Zogajn. Ka qenë i koordinuar shumë mirë me Kadri Veselin e PDK-së sepse po të kishte pasur probleme me ne, ai do të na njoftonte së paku një orë më herët në mënyrë që Lëvizja do të gjente një tjetër nënshkrim”, ka thënë Konjufca.

Tërheqja e nënshkrimit të Bbislim Zogajt ka ardhë vetëm disa sekonda më herët. Pa paralajmërim paraprak. Vetëvendosje bashkë me ndihmën e AAK-së e Nismës u mobilizuam t’i gjenim nënshkrimet e tjera dhe ishim të gatshëm ta procedonim sërish sot, por edhe sot ndodhi intervenimi i pushtetit”, ka shtuar ai.

Konjufca ka bërë të ditur se sot ka tërhequr nënshkrimin edhe deputeti Danush Ademi.
“Danush Ademi e tërheq nënshkrimin e tij në momentet e fundit. Ky është një presion i Kadri Veselit e pushtetit që të mos e lënë organizimin e kësaj seance për rastin e vdekjes së Astrit Deharit”, ka thënë Konjufca.

“Këta njerëz që po përpiqen e po bëjnë çmos që kjo seancë të mos mbahet, janë përgjegjësit kryesor se pse Astrit Dehari e ka gjet vdekjen në burg. Ajo për çka më së shumti po vuan Kosova është politizimi i policisë dhe drejtësisë prej këtij regjimi politik. Janë politizuar burgjet, policia, prokurorët që ngrisin raste e akuza me urdhër politik siç është ngritur akuza nga Abdurrahim Islami për 6 aktivistët tanë për terrorizëm”, ka thënë veç të tjerash shefi i grupit parlamentar të VV-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...