Foto: Ilustrim

Aeroporti i Korçës, impakt në zhvillimin e gjithë rajonit

16 Nëntor 2016 - 12:55      

Korçë, 16 nëntor - Këshilli Bashkiak i Korçës i ka hapur rrugë nisjes së një projekti madhor me rëndësi rajonale, siç është ndërtimi i aeroportit të Korçës.

Këshilltarët votuan unanimisht themelimin e shoqërisë tregtare, duke miratuar fondin prej 700 mijë lekësh, si shumë pjesëmarrjeje në kapitalin themeltar prej 3.5 milionë lekësh të shoqërisë tregtare aksionere që do të marrë përsipër ndërtimin e aeroportit Korçë.

Sipas kryetarit të Bashkisë, Sotiraq Filo, për këtë projekt është mbështetja e qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. “Kjo shoqëri aksionere do të ndjekë të gjitha hapat për finalizimin e projektit”, tha ai.

Aeroporti do t’i japë një tjetër zhvillim ekonomik rajonit në fushën e turizmit dhe më gjerë. “Është një nga projektet madhore që ne si bashki jemi duke ideuar dhe duke u përpjekur ta relizojmë. Për ndërtimin e një aeroporti në afërsi të Korçës kemi bërë edhe bisedimet e para dhe tani duhet të fillojmë të ndjekim hapat një nga një. Si hap i parë është krijimi i kësaj shoqërie aksionere në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, që do të ndjekë të gjitha hapat në hartimin e studimit të fizibilitetetit dhe ndjekjen e procedurave të tjera për ta finalizuar këtë projekt”, tha Filo.

Ndërtimi një aeroporti, sipas tij, është projekt madhor që do të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të Korçës dhe gjithë rajonit, kryesisht për turizmin por jo vetëm. “Në rast se e finalizojmë me sukses këtë projekt hapet tregu potencial turistik për të vizituar atraksionet turistike të bashkisë së Korçës dhe rajonit tonë”, tha ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...