Saçi i lakrorit gati të presë turistët dimëror në Voskopojë

16 Nëntor 2016 - 12:47      

Voskopoja nuk është e bukur vetëm në periudhën e verës, por më e bukur dhe piktoreske bëhet në dimër.

Peizazhi vjeshtor i saj, tashmë ia ka lënë vendin të hirtës dimërore pasi dimri tani ka mbërritur atje.

Ka rënë dhe bora e parë, shkruan ATSH. Së shpejti kodrat e buta që e rrethojnë dhe luginat që zbresin ujin dhe borën nga lartësitë, do të zbardhojnë dhe do të kthehen në pista të rrëshqitshme skish.

Turistët dhe vizitorët e dimrit do të ngjiten atje për bukuritë natyrore, sportet e borës dhe kuzhinën tepër të veçantë të amvisave voskopojare.

Në dimër funksionon pista e skive dhe zhvillohen gara rajonale.

Në të janë zhvilluar gjithmonë edhe kampionate kombëtare.

Është një nga vendet e rralla ku mund të zhvillohen këto lloje sportesh dimërore, por ende mungon iniciativa për ta zgjeruar dhe çuar më tej turizmin alpin dhe sportin dimëror në Voskopojë.

Megjithatë, hoteleritë janë komode dhe të shumta.

Edhe shumica e shtëpive në Voskopojë,janë kthyer në bujtina për vizitorët dhe turistët e huaj.

Turizmi dimëror pothuaj ka trokitur dhe bujtësit preferojnë dhe një kuzhinë dimërore. Dhe në krye të kësaj kuzhine qëndron petaniku i famshëm Korçarë.

Saçet janë meremetuar dhe janë gati ta pjekin. Voskopoja po pret.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...