Foto: Koha / arkiv

KMDLNJ: KEDS-i rrit çmimet e rrymës, qytetarët të dalin në protestë

16 Nëntor 2016 - 12:11      

Këshilli për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut thotë se KEDS-i e ka nisur sezonin dimëror me shtrenjtim dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Për këtë, KMDLNJ pret riaktivizimin e protestave të qytetarëve shkaku se, sipas tyre, është në interes të qytetarëve pavarësisht përkatësive politike, statusit shoqëror, etj.

“Sipas traditës, me të filluar sezoni dimëror, KEDS e fillon gjuetinë ndaj konsumatorit në Kosovë duke i fryrë faturat dhe duke i rritur çmimet e rrymës. Dallimet e faturave midis muajit paraprak dhe ato të muajit tetor janë deri në 300 – 400% më të larta prandaj shumë qytetarë janë ankuar në sportelet e KEDS–it por edhe në KMDLNJ”, thuhet në reagim.

“Tash, KEDS shkaku se ishte zënë ‘me pelë për dore’ vitin e kaluar me njehsorët digjitalë dhe ‘gabimet’ gjatë faturimit, ka gjetur një metodë origjinale për t’i zbrazur xhepat e konsumatorëve duke ua fryrë faturat për sasinë e pandryshuar të rrymës që e shpenzojnë. Janë shpikur shumë pozicione mashtruese për dënimin e konsumatorëve që i tejkalojnë limitet e rrymës së shpenzuar duke e përfshirë në dënim tërë rrymën e shpenzuar e jo vetëm sasinë e rrymës së shpenzuar që e tejkalon limitin”, thuhet tutje në reagim.

KMLDNJ thekson se me fillimin e sezonit dimëror ngrihet edhe çmimi i energjisë elektrike por, sipas këtij këshilli, “është jonormale që ajo ngritje të shkojë deri në 300 – 400 % më shumë se ato të tarifave verore”.

Këshilli ka kujtuar edhe se qytetarët patën protestuar disa herë kundër këtyre shpërdorimeve të KEDS-it, dhe vetëm atëherë e morën vëmendjen institucionale.

Mënyra tjetër që KEDS-i i dëmton konsumatorët e Kosovës, sipas KMLDNJ-së, sidomos të zonave rurale, është “reduktimi i furnizimit me rrymë që në zonat rurale zgjat me ditë të tëra kurse në Prishtinë, si kryeqytet i Kosovës zgjatë plotë katër (4) orë që është jonormale për kohë të paqes aq më parë që gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Prishtinë nuk kishte ndërprerje të tilla me furnizim të rrymës”.

“Me këtë ndërprerje 4 orëshe, qytetarët e Prishtinës ndëshkohen keq përkundër faktit se inkasimi për rrymën e shpenzuar bëhet me rregull dhe thuaja është i tërësishëm”, thotë KMLDNJ. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...