MSh vazhdon bartjen e kompetencave në odat e profesionistëve

16 Nëntor 2016 - 12:14      

Prishtinë, 16 nëntor - Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të odave të profesionistëve shëndetësorë, kanë mbajtur sot takim në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të këtyre odave si dhe në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe odave të profesionistëve shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë në kuadër të përkrahjes për odat, në forma të ndryshme deri në pavarësimin e tyre të plotë, ka mbajtur takimin e radhës në të cilin është arritur marrëveshja për mënyrën e shpenzimeve të mjeteve të dedikuara për odat e profesionistëve shëndetësorë, transmeton Koha.net.

Po ashtu, MSh përveçse është duke i mbështetur përmes sekretarisë këto oda me asistencë teknike të dedikuara për to, do të angazhojë edhe një konsulentë ndërkombëtar për çështje administrative, me qëllim të funksionimit sa më të mirë dhe të shpejt të tyre.

Bartja e kompetencave nga MSh te odat ka filluar nga 1 korriku i vitit 2016 dhe, deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, ndërsa licencimi dhe rilicencimi do të vazhdojë të jetë deri në fund të vitit kompetencë e përbashkët e MSh-së dhe odave. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...