16 Nëntor 2016 - 12:06
Në hyrje të fjalimit të tij, Çelaj ka folur për rëndësinë e këtij projekti i cili sipas tij, ndikon drejtë për së drejti në sundimin e ligjit, komponentë kjo qenësore në procesin aktual euro-integrues të Republikës së Kosovës.
Zëvendësministri tha se MD mbështet fuqishëm çdo projekt nga BE në fuqizimin e formulimeve ligjore si pike kyçe për legjislacion të qëndrueshëm dhe në përputhshmëri me standardet më të larta dhe praktikat më të mira nga Bashkimi Evropian.
“Misioni i Ministrisë së Drejtësisë lidhet ngushtë me vazhdimin e ngritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, fuqizimin e zbatimit dhe sundimin e ligjit”, tha Çelaj, duke shtuar se kjo do të arrihet falë përkushtimit të gjithanshëm të stafit vendor dhe asistencës ndërkombëtare, përkatësisht Bashkimit Evropian.
Zëvendësministri Çelaj tha se forcimi i shtetit ligjor është kriter i rëndësishëm dhe shprehu përkushtimin e realizimit të reformave për sundimin e ligjit, konsolidimin e qeverisjes së mirë por edhe reformat ekonomike, në funksion të këtij kriteri.
“Drejtësia përbënë, po ashtu, vlerën themelore të sigurisë dhe besimit të investitorëve, të cilët duan garancë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Të jetosh e punosh në Kosovë ke mbrojtje e siguri ligjore, po aq sa në vendet të cilave aspiron t’u bashkohet Kosova. Nuk do t’i tolerojmë ngecjet në këtë drejtim”, tha Çelaj.
Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri i MD-së ka falënderuar stafin vendor për angazhimin e tyre në zbatimin e rekomandimeve në dobi të sundimit të ligjit në Kosovë si dhe realizuesit e këtij projekti, bashkëpunim ky i cili synon agjendën e përbashkët euro-integruese.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...