Foto: Koha

Marrëveshja për pensionet e Zvicrës hyn në fuqi pas 2-3 vjetësh

16 Nëntor 2016 - 11:58      

Qeveria Federale zvicerane ka mbajtur një takim gjatë ditës së sotme, ku mësohet t’i ketë dhënë mandat Departamentit Federal për Punë të Brendshme që të hap negociatat për një marrëveshje për sigurimet sociale me Kosovën.

Përmes kësaj marrëveshjeje do t’i mundësohej marrja e pensioneve pensionistëve dhe invalidëve të Kosovës, raporton Koha.net.

Qeveria Federale zvicerane pati vendosur në vitin 2009 se nga data 1 prill 2010, të mos vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes për sigurimet sociale me Kosovën, marrëveshje kjo e arritur me ish-Jugosllavinë. Që nga ajo kohë, Kosova pati mbetur i vetmi trashëgues i Jugosllavisë pa marrëdhënie për sigurime sociale.

Shtetasit kosovarë, që jetojnë jashtë Zvicrës, nuk kanë marrë pensionet zvicerane AHV dhe IV. E kjo [marrëveshje] ka për qëllim që ta rikthejë sërish marrëveshjen e mëhershme në fuqi.

“Marrëveshja do të përfshijë edhe një nen për ndihmë të dyanshme në luftën e keqpërdorimit të sigurimeve. Pensionet e shtyllës së dytë paguhen edhe jashtë vendit, pavarësisht ekzistimit të marrëveshjes”, ka thënë Qeveria Federale zvicerane, raporton Koha.net.

Ndërkaq, ky Qeveria Federale e Zvicrës bën me dije gjithashtu se për të hyrë në fuqi marrëveshja, duhet miratimi i dy parlamenteve, dhe janë procedura që mund të zgjasin deri në 3 vjet.

“Marrëveshja në fjalë fillimisht duhet të aprovohet nga parlamentet e të dyja shteteve. Mund të zgjas dy deri në tre vjet të hyjë në fuqi. Janë rreth 112,000 kosovarë që jetojnë në Zvicër”, ka thënë Qeveria Federale zvicerane.

Më tej, Qeveria Federale zvicerane thotë se Kosova, nga viti 2010, e ka përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme legjislacionin në fushën e sigurimeve sociale dhe ka ndërtuar infrastrukturën e duhur.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...