Foto: Koha / ilustrim

Lajme të mira nga Zvicra për pensionistët kosovarë

16 Nëntor 2016 - 11:18      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se nga Zvicra kanë arritur lajme të mira për pensionistët kosovarë.

“Lajme të mira nga Zvicra. Qeveria Zvicerane hapi rrugën për marrëveshje në fushën e pensioneve”, ka shkruar ai, duke mos dhënë detaje tjera, raporton Koha.net.

Kjo marrëveshje besohet të jetë rreth pensioneve të papaguara deri më tani nga shteti zviceran për pensionistët kosovarë, të cilët nuk jetojnë në Zvicër.

Zvicra nuk e kishte zbatuar marrëveshjen e trashëguar nga e kaluara me Kosovën për sigurimet shoqërore sepse ajo nuk pretendonte se nuk ka institucione për ta administruar atë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...