Foto: Koha

Më 2017 nafta në Kosovë do të kontrollohet edhe me laborator mobil

16 Nëntor 2016 - 11:09      

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), për të mbikëqyrur tregun e naftës për periudhën vijuese, bazuar në standardet dhe procedurat e Bashkimit Evropian, po punon që të ketë më shumë kontrolla të naftës duke futur edhe metoda të reja.

Lulzim Krasniqi, shef i kabinetit të ministres së Tregtisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2017 do të vënë në funksion dy Laboratorë Mobil, të cilët do të rrisin shumë nivelin e inspektimit në këtë sektor.

“Inspektorati i MTI-së, në kuadër të fushëveprimit të vet, ka prioritet verifikimin dhe monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së naftës dhe derivateve të saj në tregun e brendshëm, dhe kjo reflekton edhe me rekomandimet për avancim të politikave dhe procedurave që synojnë ngritje të cilësisë së tregtimit dhe konsumit brenda Republikës së Kosovës”, ka thënë ai për televizionin publik.

Sipas tij këtë vit, Inspektorati i Tregut ka rritur sasinë e mostrave të marra, ku deri më 10.11.2016 janë marrë 487 mostra për verifikim të cilësisë së Derivateve të Naftës, prej të cilave 455 kanë rezultuar Konform Udhëzimit Administrativ që adreson kriteret e cilësisë dhe konformitetit, ndërsa 32 kanë rezultuar Jo konform, të cilat të zbërthyera në përqindje qëndrojnë në raportin 93.4 % Konform dhe 6.6 % Jo Konform.

“Plani i MTI-së lidhur me këtë segment të mbikëqyrjes së tregut është ambicioz për periudhën vijuese, andaj bazuar në standardet dhe procedurat e Bashkimit Evropian, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2017 do të vë në funksion dy Laborator Mobil, të cilët do të rrisin shumë nivelin e inspektimit në këtë sektor. Përmes këtyre pajisjeve do të sigurohen rezultate preliminare dhe aty për aty do të merren mostrat e cilësisë së karburanteve në treg”, ka thënë ai.

Kurse Jakup Gashi nga laboratori testues i akredituar siaps standartit EN ISO 17025 dhe ISO 9001 “SIERRA LAB”, ka thënë për televizionin publik, se raporti i progresit që kërkon veprime urgjente në fushën e standardeve të ndotjes është tregues se duhet të punohet në këtë drejtim.

Ndryshe në raportin e Progresit kërkohen veprime urgjente dhe kontrolla e ndotjes nga transporti, duke përforcuar legjislacionin në kontrollen teknike të makinave, kualitetin e naftës, si dhe në substancat shteruese të ozonit dhe gazrave të flourit. Kapacitetet administrative dhe aktivitetet në ngritjen e vetëdijësimit duhet të përforcohet konsiderueshëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...