
16 Nëntor 2016 - 10:52
PDK beson se Lushtaku do të shpallet i pafajshëm edhe nga Gjykata Supreme.
Lexoni të plotë deklaratën e PDK-së:
Partia Demokratike e Kosovës, në vazhdimësi, ka besuar se akuza për vrasje me të cilën tash e disa vjet ngarkohet kryetari i komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku është një akuzë e pambështetur.
Kjo u konfirmua edhe dje nga vetë gjykata.
Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se dënimi i tashëm i z.Lushtaku, për një akuzë të hedhur poshtë nga vetë gjykata më herët, është po aq i pabazuar dhe besojmë se përsëri do të rikonfirmohet pafajësia e z.Lushtaku
Partia Demokratike e Kosovës kërkon që procesi i mbetur gjyqësor ndaj z.Lushtaku të zhvillohet në përputhje të saktë dhe të plotë me standardet demokratike të drejtësisë, larg çdo tendence të manipulimeve për qëllime që nuk i takojnë drejtësisë. Drejtësia përsëri do të triumfojë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...