Ryshfeti sfidon vende të Europës

16 Nëntor 2016 - 10:32      

Ryshfeti për policinë dhe zyrtarët publik është shumë i përhapur në së paku tre shtete të Bashkimit Evropian, thuhet në hulumtimin e ri.

Një në tre persona mendojnë se Rumania është vendi ku ryshfeti është i përhapur për qasje në shërbimet publike, thuhet në hulumtimin e kryer nga Traunsparency International, transmeton Koha.net.

Një çerek i të anketuarve kanë dhënë të njëjtën përgjigje në Lituani, krahasuar me një në pesë persona në Hungari.

Ky hulumtim vjen pas paralajmërimeve të Transparency International se dështimi për të luftuar korrupsionin po vjen si pasojë e ngritjeve të partive populiste dhe nacionaliste në Europë.

Prej vendeve të tjera evropiane, që shihen se e kanë shkallën më të lartë të korrupsionit, sipas raportit Barometri i Korrupsionit Global 2016, janë Moldavia, Kosova dhe Ukraina.

Katër në pesë njerëz kanë vlerësuar se qeveria spanjolle nuk po bën asgjë në luftimin e korrupsionit në vend. Pas saj janë Ukraina, Moldavia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në Ukrainë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, e disa vende të tjera, më tepër se gjysma e të anketuarve thanë se përfaqësuesit e tyre parlamentarë janë të korruptuar në nivel të lartë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...