16 Nëntor 2016 - 09:14
Në këtë takim, Hoxha dhe Hoyt Yee diskutuan për sistemin e drejtësisë në Kosovë, sfidat dhe të arriturat. Ministrja e njohu ndihmëssekretarin në veçanti me angazhimin për reformën në drejtësi.
“Hoyt Yee vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e ministres Hoxha për sundimin e ligjit dhe fuqizimin e legjislacionit që i kontribuon sundimit të ligjit, duke ofruar përkrahje reformës në drejtësi”, thuhet në njoftimin për media të MD-së.
Ministrja Hoxha e njoftoi ndihmës sekretarin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit dhe reformat legjislative.
Hoxha mori mbështetje të plotë të ndihmëssekretarit të Shtetit Hoyt Yee për reformën legjislative që fuqizon sundimin e ligjit, llogaridhënien dhe transparencën në drejtësi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...