Foto: Koha / ilustrim

Rrymë ka, furnizimi ndërpritet shkaku i rrjetit të dobët

16 Nëntor 2016 - 09:09      

Ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike, sidomos në zona rurale, kanë ngritur shqetësim të madh tek qytetarët. Ky shqetësim është ngritur edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, me ç’rast kryetari i Komisionit, Muhamet Mustafa, ka kërkuar nga përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë arsyet e ndërprerjes së energjisë. Ai ka pyetur nëse ka korrelacion ndërprerja e energjisë me rritjen e eksportit dhe me rënien e importit.

Mirëpo ushtruesi i detyrës së kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, Krenar Bujupi, ka thënë se ndërprerja e energjisë po ndodh shkaku i rrjetit të dobët dhe punimeve në mirëmbajtje të rrjetit, dhe se për këtë ZRRE-ja ka marrë një plan nga KEDS-i, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Korrelacioni për këtë ekziston mes importit dhe ‘Ferronikelit’. Konsumatorët e mëdhenj me Ligjin e ri kanë dalë në tregun e hapur, i cili nuk është i rregulluar. Në momentin që ka dalë ‘Ferronikeli’ nevojat për import janë zvogëluar dukshëm, kemi prodhim vendor, ndërsa eksporti është rritur”, ka thënë Bujupi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...