Ndërmarrje serbe përgatiten për ta dërguar Ligjin e Trepçës në Arbitrazh

15 Nëntor 2016 - 23:50      

Disa firma nga Serbia tashmë kanë njoftuar se kanë vendosur që të “drejtat e veta” për Trepçën, e cila, thotë ato, u ka borxh ky kombinat i Kosovës, t’i realizojnë përmes Gjykatës së Arbitrazhit, transmeton Koha.net.

Kështu, pas ndërmarrjeve "Železnice Srbije" (Hekurudhat e Serbisë) dhe "Tigar" i Pirotit, kanë paralajmëruar se do të veprojnë edhe "ELEKTROKOSMET" dhe EPS.

Këto ndërmarrje, siç shkruan “Veçernje Novosti “ thonë se Trepça u ka borxh 300 milionë euro dhe për këtë arsye, thonë ato, Ligjin për Trepçën do ta dërgojnë në Gjykatën e Arbitrazhit, ndërsa pas kësaj edhe në Odën Tregtare ndërkombëtare në Paris .

Trepça, thotë ky medium serb, në pjesën më të madhe është në pronësi të ndërmarrjeve të Serbisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...