15 Nëntor 2016 - 23:34
Ymeri,sonte në KTV, në Rubikon, ka riparaqitur versionin e Vetëvendosjes për vdekjen tragjike të aktivistit të saj, Astrit Dehari.
Mustafa, në profilin vet të Facebookut lidhur me këtë ka thënë që “të mos ndërtohet një kauzë politike për një rast tragjik”.
Ai në facebook ka shkruar:
Ajo që të gjithë neve na nevojitet, është ballafaqimi me të vërtetën. E vërteta nuk përcaktohet me akuza e zhurmë dhe ngulfatje të opinionit, por me fakte shkencore e profesionale.
Nuk kemi nevojë të bëhemi avokat të të keqes, por avokat të së vërtetës.
Kauza e rrejshme politike, po rrezikon të na lë pa liberalizim të vizave, sepse gënjeshtrat po e mundin të vërtetën!
Mos ta ndërtojmë edhe një kauzë politike për një rast tragjik; të presim që institucionet që janë të autorizuara me ligj ta thonë fjalën e tyre.
Atyre që u ngutet, mund të kenë arsyet e tyre, por institucionet shtetërore duhet të punojnë me themel, të jenë të sakta e transparente, ta thonë të vërtetën dhe ta marrin përgjegjësinë për të gjeturat e tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...