Xhihadistët komunikonin me telefon nga burgu me persona në Siri, Irak e Turqi

16 Nëntor 2016 - 06:30      

Të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri, si të akuzuar kryesorë për rekrutim të personave për qëllime terroriste, financim dhe thirrje e nxitje të urrejtjes fetare, kanë komunikuar në telefon nga Burgu 313 i Sigurisë së Lartë të Tiranës me persona në Siri, Irak e Turqi,shkruan sot Koha Ditore.

Të njëjtët kanë komunikuar edhe me mjekun e Malësisë së Madhe, Bekim Protopapa, i arrestuar pak ditë më parë për xhihadizëm, i cili mbante lidhje me bashkëpunëtorët nga Kosova e Maqedonia.

Prokuroria për Krime të Rënda në Tiranë ka zbardhur bisedat telefonike të disa prej 9 të dënuarve që ndodhen në burg, për rekrutimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë në Siri e Irak.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...