Cila parti e Serbisë kërkon anulimin e Marrëveshjeve të Brukselit

15 Nëntor 2016 - 23:08      

“Qeveria e Serbisë duhet të heqë dorë nga Marrëveshjet e Brukselit dhe ta nisë iniciativën e gjerë që çështja e Kosovës të hiqet nga kompetenca e BE-së dhe ajo të kthehet në kompetencën e KB-së, atje ku e kemi përkrahjen parimore të aleatëve tanë Rusi e Kinë”, ka thënë kryetari i Partisë Popullore të Serbisë Nenad Popoviq, transmeton Koha.net.

Ai , siç njofton FoNet, ka qëndruar në Kosovë dhe ka theksuar se harta gjeopolitike në botë po ndryshon dhe se “ajo, përfundimisht është në të mirë të Serbisë.”

"Fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, Brexit në Britani të Madhe, si dhe paralajmërimi i mbajtjes së referendumeve të reja në shtete europiane që dëshirojnë të braktisin BE-në, pastaj rrita ekonomike dhe ushtarake e Rusisë, tregojnë se rrethanat gjeopolitike po ndryshojnë dhe se ato janë në favor të interesave kombëtare të Serbisë” ka thënë Popoviq.
Ai ka theksuar “se shtetet që e përkrahin Kosovën kurrë nuk kanë qenë më të dobëta", të cilat, bashkë me tradhtarë të Serbisë, në vitin 2009, ka thënë ai, çështjen e Kosovës e zhvendosen nga KB në BE”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...