15 Nëntor 2016 - 22:57
Medie serbe, duke njoftuar për qëndrimin treditor të Vuçiqit në këtë vend aziatik, republikë sovjetike, thonë se Vuçiq sot është takuar me kryeministrin e këtij vendi Bakitxhan Abdiroviq Sagintajev.
Me këtë rast, kryeministri serb ka theksuar se “Serbia e çmon jashtëzakonisht shumë qëndrimin e Kazakistanit, të kryetarit të këtij vendi Nursulltan Nazarbajev, për respektimin e integritetit territorial të Serbisë si dhe për votimin kundër të Kazakistanit për pranimin e Kosovës në UNESCO.”
Kjo, sipas Vuçiqit, tregon nivelin e lartë të marrëdhënieve Kazikastan – Serbi.
Kryeministri serb, me bashkëpunëtorë po bisedon për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...