Hoxha në SHBA merr mbështetje për reformat në drejtësi

15 Nëntor 2016 - 21:58      

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha ka marrë mbështetje nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për reformat e ndërmarra në Ministrinë e Drejtësisë dhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë vizitës, me ftesë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Hoxha të martën, në Washington, është takuar me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përgjegjës për bashkëpunim ndërkombëtar për zyrat OPDAT, ICITAP, INL, të cilat mbështesin Republikën e Kosovës.

Në këtë takim, Hoxha dhe Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, kanë diskutuar për përkrahjen amerikane për sundimin e ligjit në Kosovë.

Sipas kumtesës, ministrja Hoxha mori mbështetje të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së edhe për fuqizimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë, për të fuqizuar edhe më shumë llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të drejtësisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...