Ymeri: Nuk po ndodh distancimi i medieve ndaj medieve joprofesionale

15 Nëntor 2016 - 21:03      

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur për deklaratat e Hysen Durmishit në Facebook, nga të cilat thotë se është distancuar, por Ymeri ka thënë se nuk po ndodh një distancim i medieve ndaj portaleve joprofesionale.

“Liria e shprehjes e disa prej medieve, madje kisha thënë një numër i vogël i tyre e keqpërdorin këtë liri. Nuk po flasim më për tërheqje zvarrë, askush nuk do t'i tërheq zvarrë mediet”, ka thënë ai.

“Jam distancuar nga Hyseni, nuk pajtohem me atë që e ka shkruar Hyseni, madje edhe ai të nesërmen është tërhequr nga deklarata. Mendoj që një distancim që nuk po ndodh është distancimi i medieve dhe gazetarëve profesional nga këto portale joprofesionale”, ka thënë Ymeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...