15 Nëntor 2016 - 20:37
“Nexhmi Krasniqi si komandat policie ka folur të shtunën, ky e komandon policinë rajonale dhe ka thënë se Astrit Dehari ka vdekur nga medikamentet. Pas pesë ditësh doli edhe e demantoi një deklaratë të tillë duke mos treguar pse e bëri”, ka thënë Ymeri.
“Familja e Astritit nuk ka besim në asnjë prej këtyre hetimeve”, shtoi tutje Ymeri.
“Një hetim ndërkombëtar kredibil prej anës tonë do të ishte nëse hetuesit vijnë nga vende të ndryshme, shembull një ose dy hetues nga Gjermania, Finlanda. Pra është shumë e rëndësishme që hetuesit të mos jenë të ndikuar nga klani Pronto. Eulexi fatkeqësisht nuk më duket që nuk është i ndikuar nga klani Pronto”, ka thënë ai.
“A besojnë qytetarët e Kosovës se ishte vetëvrasje”, ka thënë tutje Ymeri duke përmendur rastin e vdekjes së Dino Asanajt për të cilin thotë se u tha shumë shpejt se ishte vetëvrasje.
Ymeri theksoi se nuk do të pranojnë përfundimet e hetimit ndaj rastit të Deharit nga institucionet siç tha ai të një shteti të kapur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...