Ymeri: Maxhuni është i lidhur me Reçicën, kriminelin e SHIK-ut

15 Nëntor 2016 - 20:29      

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një intervistë për emisionin Rubikon të KTV-së, ka thënë se një grup brenda Policisë së Kosovës është i përfshirë në rastin e Astrit Deharit, derisa drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin e ka quajtur person i lidhur ngushtë me Elmi Reçicën.

Ymeri ka përmendur Shpend Maxhunin, Luan Kekën dhe Fatos Makollin, si pjesëtarë të policisë që janë përfshirë në rastin e Deharit.

“Shpend Maxhuni është i përfshirë dhe është qartazi i lidhur me Elmi Recicën. Luan Keka është në këtë grup dhe mund të jetë edhe Fatos Makolli”, ka thënë Ymeri.

“Duhet ta kemi parasysh se sipas rezultatit të obduksionit dhe bisedës me mjekët është dëshmuar se Astrit Dehari ka pasur një vdekje të dhunshme, është dëshmuar se asfiksia e shkaktoi vdekjen e tij”, ka thënë Ymeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...