EULEX kërkon edhe dy muaj paraburgim për Azem Sylën

15 Nëntor 2016 - 19:44      

Prokurori i EULEX-it, Danilo Ceccarelli, ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për dy muaj për Azem Sylën, Ilaz Sylën dhe Ljubisa Vujovicin, derisa rikthimin e masës së tillë, prokurori e ka kërkuar edhe për Nuhi Ukën, e për herë të parë edhe për Ramadan Ukën, raporton KTV.

Ish-kryetarit të Gjykatës Komunale, Nuhi Uka, iu ishte ndërprerë paraburgimi më 25 gusht, duke u vendosur masa e paraqitjes në polici, ndalesa për t’u ofruar të bashkëpandehurve dhe dëshmitarëve, si dhe iu ishte konfiskuar pasaporta.
“Cenimi dhe frikësimi i dëshmitarëve janë shenjë dalluese e vërtetë e Nuhi Ukës”, shkruhet ndër të tjera në kërkesën e prokurorit.
Azem Syla dhe grupi i tij, akuzohen se si grup kriminal i organizuar, kanë përfituar miliona euro nga shitblerjet e paligjshme të tokave

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...