Hahn kritikon institucionet e Kosovës, përmend zgjedhjet e parakohshme

15 Nëntor 2016 - 19:26      

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka rikujtuar se kushtet e Kosovës për liberalizimin e vizave janë të qarta dhe se ajo ka zbatuar 93, nga 95 sa kishte gjithsej.

Ndërsa për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Hahn shpreson që marrëveshja për telekomunikacionin të jetë një dinamikë e re.
Sa i përket marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, komisioneri i Zgjerimit të BE-së vuri në dukje se kjo është një situatë e vështirë dhe është duke u diskutuar në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.
“Kjo është lojë e njohur. Nuk ka përparim, besojnë që është gabim, apo që zgjedhjet e parakohshme mund ta ndryshojnë gjendjen. Zgjedhjet nuk do t’i ndryshojnë problemet strukturore, ose t’i zgjidhin kushtet e përcaktuara nga BE-ja. Kjo punë është e mundur vetëm me të qenit konkret dhe të bindur”, ka thënë komisionari për "derstandard", transmeton tch.
Ai rikujtoi se kushtet e Kosovës për liberalizimin e vizave janë të qarta dhe se ajo ka ende dy për të zbatuar, duke përfshirë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
“Nga ana e qeverisë së Kosovës thuhet se BE-ja është fajtore dhe për këtë është dhënë edhe një argument se Kosova është vend mysliman. Kjo është një lojë aspak serioze në dëm të qytetarëve dhe perspektivës europiane të vendit. Ashtu siç ka thënë raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, nuk është e saktë se bota pret vetëm Kosovën”, ka thënë Hahn.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...