QKUK-në s’ka kush ta pastrojë [video]

15 Nëntor 2016 - 19:25      

Falë ligjit të prokurimit, QKUK-ja mund të mbetet për një kohë pa kontratë për pastrimin e hapësirave brenda këtij institucioni, raporton KTV.

Kjo pasi OSHP-ja ka kthyer përsëri në rivlerësim tenderin për pastrimin e hapësirave të brendshme të QKUK-së, pasi për të njëjtin kishte ankesë nga operatorët ekonomikë.

Në arsyetimin e kthimit të lëndës në rivlerësim thuhet se operatori ekonomik “Krasniqi sh.p.k” kishte deponuar ankesë më 15 shtator kundër njoftimit për dhënie të kontratës për pastrimin e hapësirave të brendshme, duke pretenduar se autoriteti kontraktues ka bërë shkelje në së paku tri nene të ligjit të prokurimit. ”, thuhet në vendim.

KTV-ja ka kontaktuar me zyrtarë të QKUK-së, të cilët kanë treguar se janë duke përfillur këtë vendim, por nuk pranojnë se do të mbetet shërbimi keq.
Thonë se kanë një kontratë me kompaninë “Laguna” edhe për një muaj, e brenda kësaj kohe shpresojnë të përfundojë ky proces tenderimi.


QKUK-un s’ka ka kush ta pastrojë by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...