15 Nëntor 2016 - 19:19
Mbi 1 milion euro llogaritet të jenë obligimet e papaguara nga dy kompanitë që blenë fabrikën “Llamkos” nga Vushtrria ndaj punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, Ragip Hasani, tha se kreu i kësaj dhome u ka thënë se nuk mund t’u paguhen këto të holla, pasi ka ankesë ndaj këtij procesi, por Hasani ka mohuar një gjë të tillë.
Punëtorët thonë se janë detyruar të dalin në protestë dhe t’i ndalin edhe fëmijët nga shkolla, për shkak të kushteve të rënda ekonomike. Ata thonë se nga punëtorë profesionalë janë bërë shitës tregu.
Kanë paralajmëruar që së shpejti t’u rikthehen protestave dhe grevave para organeve të gjyqësisë. Këta punëtorë gjithashtu kanë protestuar edhe para Qeverisë së Kosovës, edhe para Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ish – pnëtorët e “Llamkos”, me protesta... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...