15 Nëntor 2016 - 19:16
Pa qenë fare të sigurt se kodi telefonik do të vinte, qeveria i kishte hapur rrugë kompanisë shtetërore nga Serbia që të regjistrohej.
E njëjta kompani është regjistruar më 25 tetor të 2015-ës në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve. Edhe pse Telekomi i Kosovës ka humbur deri tash rreth 200 milionë euro duke paguar shfrytëzimin e kodit të Monacos, mënyra se si është mundësuar futja e operatorit shtetëror serb në Kosovë, sipas drejtorit të këtij telekomi, Agron Mustafa, nuk e paraqet edhe të njëjtën përkrahje që ka ndërmarrja publike kosovare.
Mustafa shprehet i bindur se Vala do të vazhdojë t’i mbajë klientët nga komuniteti serb, pasi kompania serbe të fillojë punën.
Të njëjtën bindje e kanë edhe zyrtarë të operatorit tjetër të licencuar, IPKO. Operatori serb, përpos që është futur në treg, do të vazhdojë të mbajë në përdorim disa asete të Telekomit të Kosovës, të cilat kjo kompani nuk ka mundur t’i fusë në funksion qysh nga paslufta.
Operatori i Serbisë mban në përdorim asete të... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...