15 Nëntor 2016 - 19:09
Zogaj, që ishte i vetmi deputet i PDK-së në listën e nënshkrimeve, ishte tërhequr në momentet e fundit, dhe Vetëvendosje mbeti me 39 nënshkrime të pamjaftueshme për ta proceduar më tutje.
Deputeti i PDK-së kishte nënshkruar tri ditë më parë në mbështetje të seancës së jashtëzakonshme, ndërsa tërheqjen e ka arsyetuar edhe në Kryesi. Por, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka thënë se deputeti i PDK-së është tërhequr pas trysnisë së partive në pushtet.
Por, kreu i Kuvendit thotë se vdekja tragjike e Astrit Deharit nuk duhet të shfrytëzohet politikisht.
Ai tha se të vërtetës do t’i shkohet deri në fund, edhe nëse është nevoja të angazhohen edhe ekspertë të jashtëm.
Megjithatë, Vetëvendosje në orët e pasdites ka arritur t’i mbledhë sërish 40 nënshkrimet e nevojshme me kërkesën e njëjtë për seancë të jashtëzakonshme.
Ndryshe, të enjten Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për vazhdimin e seancës me pikat e mbetura nga 28 tetori. Në mungesë kuorumi, për të dytën ditë me radhë kryesia nuk arriti të vendosë për seancë të re plenare, megjithëse këtë e pati paralajmëruar të hënën kryetari Kadri Veseli.
A do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...