Raport i KTV-së për dënimin e Sami Lushtakut [video]

15 Nëntor 2016 - 19:03      

Komuna e Skenderajt mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo pasi kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku, është dënuar me 7 vjet nga Gjykata e Apelit për përgjegjësi komanduese, raporton KTV.

Derisa është liruar nga akuza për vrasje për të cilën ishte dënuar me 12 vjet burgim. Avokati mbrojtës i Lushtakut, Arianit Koci, ka deklaruar se Sami Lushtaku tashmë dënohet nga Gjykata e Apelit për një vepër penale për të cilën është liruar nga gjykata e shkallës së parë.

Skandaloz këtë vendim e ka cilësuar edhe familja e Sami Lushtakut. Përmes këtij vendimi të nxjerrë të martën nga Gjykata e Apelit, edhe ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, është dënuar me burgim unik prej 10 vjetësh në të dy rastet.

Vendimi është quajtur skandaloz nga avokati i Selimit, Tomë Gashi. Madje, avokati Gashi e ka quajtur vendim politik vendimin e Gjykatës së Apelit.

Ndërkaq, Jahir Demakut i është bashkuar dënimi në rastin “Drenica I” dhe “Drenica II” në burgim prej 7 vjet, kurse pjesa tjetër e aktgjykimit është konfirmuar siç ka qenë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, i marrë në vitin 2015.


Raport i KTV-së për dënimin e Sami Lushtakut by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...