Grafite “DREJTËSI PËR ASTRITIN” në gjithë Kosovën

15 Nëntor 2016 - 18:33      

Në mbi 30 komuna të Kosovës, sot Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi aktivitet simbolik, ku u realizuan grafite me fotografinë e Astrit Deharit dhe parullën “Drejtësi për Astrititin”, i cili vdiq në burg para 10 ditëve, njofton kumtesa partiake, transmeton koha.net.

Astrit Dehari, sipas kumtetës, mbahej padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me akuza të montuara për terrorizëm, kurse vdiq me 5 nëntor, për çfarë u dhanë vetëm deklarata kontradiktore e kurrfarë përgjegjësie nga institucionet e shtetit.

Teksa nga njëra anë qartazi është vërejtur tentimi i pushtetit që vdekja e aktivistit Dehari të mbulohet me deklarata të rreme ose të kalojë në heshtje, qytetarët në vazhdimësi kërkojnë zbardhjen e këtij rasti dhe vendosje të drejtësisë, shton kumtesa.

Vetëvendosja, thekson në kumtesë, se qëndron fuqishëm prapa kërkesës për hetim të rastit nga hetuesit e pavarur të caktuar nga familja, duke pasur parasysh kapjen e institucioneve të drejtësisë nga klani “Pronto”, gjë që pamundëson hetim dhe vendim të drejtë.

Thirrja për zbardhjen e këtij rasti përmes aktivitete të ndryshme do të vazhdojë. Përpjekja për institucione të pavarura të drejtësisë nuk do të ndalet në asnjë moment. Vetëm shteti i së drejtës është garanci e një shteti zhvillimor dhe të barabartë për të gjithë, përfundon kumtesa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...