Vajza e kryeprokurorit Lumezi praktikë në Zyrën e Kryeministrit

15 Nëntor 2016 - 18:28      

Nita Lumezi për pak kohë ka punuar në Zyrën e Kryeministrit Isa Mustafa. Ajo është vajza e kryeprokurorit Aleksander Lumezi.

Portali Koha.net ka marrë vesh këtë informacion dhe ka kërkuar sqarim nga Zyra e Kryeministrit, të cilët kanë treguar se ky angazhim ka qenë në cilësi të praktikës.

Ajo ka filluar praktikën më 24 tetor në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke lëvizur në disa zyra brenda Kryeministrisë, për ta kryer këtë praktikë gjatë kësaj jave.

“Studentja Nita Lumezi ka filluar praktikën pa pagesë më datë 24 tetor 2016, periudhë e cila ka përfunduar gjatë kësaj jave. Gjatë praktikës, ajo ka lëvizur në disa zyra në kuadër të ZKM-së”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit për Koha.net.

Sipas kësaj zyre, Nita Lumezi ka qenë pjesë e një praktike, e cila bëhet pa pagesë dhe se nuk ka pasur konkurs për këtë gjë.

“Pranimi i studentëve për praktikë pa pagesë, bëhet pa konkurs. por me shprehje të interesimit dhe paraqitje të dokumenteve nga studentët gjatë kohës së studimeve dhe kjo është një praktikë e rregullt në të gjitha institucionet në kuadër të Qeverisë. Edhe Nita Lumezi ka qenë pjesë e një praktike të tillë”, ka sqaruar më tej Zyra e Kryeministrit, duke shtuar se edhe dhjetëra studentë tjerë mund të jenë pjesë e praktikës, duke dërguar kërkesë në Qeveri. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...