Përgatitje për funksionalizimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

15 Nëntor 2016 - 18:25      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot priti përfaqësuesit e dikastereve qeveritare si dhe institucioneve ndërkombëtare të përfshira në procesin e përgatitjes për fillimin e aplikimit të sistemin publik të sigurimeve shëndetësore, njofton kumtesa kryeministrore, transmeton Koha.net.

Ky takim, ku ishin të pranishëm edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut, ambasadori i Zvicrës, përfaqësuesit e Bankës Botërore, dhe ministrat e Shëndetësisë, Financave dhe Punës e Mirëqenies Sociale, si dhe drejtuesit e agjencive e mekanizmave tjerë qeveritarë, kishte për qëllim koordinimin e përgatitjeve për funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Në këtë kontekst, u theksua nevoja e përshpejtimit të përgatitjeve me qëllim të kompletimit të bazës ligjore, përgatitjes administrative, teknike dhe infrastrukturore për shërbimet që do të ofrohen në kuadër të sigurimit shëndetësor.

Të pranishmit shprehën përkushtimin e tyre në finalizimin e këtyre punëve.
Mustafa ka kërkuar angazhim të shtuar nga ana e dikastereve qeveritare në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për funksionalizimin e Fondit, si dhe që të ngushtohet hendeku ndërmjet periudhës kur do të filloj mbledhja e premiumeve dhe fillimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

Ai po ashtu, ka theksuar nevojën e përcaktimit paraprak të një pakoje të përballueshme të shërbimeve shëndetësore e cila do të ofrohet në kuadër të sigurimit shëndetësor, që do të garantonte shërbimet e parapara, do të rriste kualitetin e trajtimeve të ofruara shëndetësore, si dhe do të ndikonte në uljen e shpenzimeve të qytetarëve për shërbime shëndetësore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...