Skenderaj nuk shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

15 Nëntor 2016 - 18:08      

Për dallim nga komuna e Drenasit ajo e Skenderajt nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sot kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtakut, i është hequr akuza për vrasje me të cilën ishte dënuar nga shkalla e parë me 12 vjet burgim. Megjithatë, Apeli e ka dënuar atë me 7 vjet burgim për përgjegjësi komanduese, dhe pritej që për shkak të këtij dënimi Skenderaj të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Por Skenderaj nuk do të shkojë në zgjedhje pasi sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Lushtaku ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme.

“Nuk do të ketë zgjedhje në Skenderaj pasi që aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm”, ka thënë Daka për KTV.

Në Drenas zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar do të mbahen më 4 dhjetor, pasi Nexhat Demaku dha dorëheqje pas konfirmimit të dënimit me burgim nga Gjykata e Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...