FMN i interesuar për projektin turistik të Brezovicës

15 Nëntor 2016 - 17:01      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti përfaqësuesit e FMN-së në Kosovë, të udhëhequr nga Jacques Miniane, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovë, në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, ministrja Bajrami ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në lidhje me përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat, përmirësimit të klimës së të bërit biznes, heqjen e pengesave për bizneset, rregullimin e tregut të brendshëm dhe ngritjen e kapaciteteve në infrastrukturën e cilësisë.

Përfaqësuesit e FMN-së në Kosovë u interesuan për projektet që udhëhiqen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e në veçanti për Projektin e Zhvillimit të Qendrës Turistike të Brezovicës, si një projekt me potencial të madh zhvillimor dhe Ligjin për Investime Strategjike. Në lidhje me Ligjin për Investime Strategjike, ministrja Bajrami, tha se institucionet e Republikës së Kosovës kanë hasur në vështirësi të shumta për të nxitur dhe tërhequr investimet strategjike vendase dhe të huaja si pasojë e proceduarve të pafavorshme në realizimin e investimeve, prandaj me këtë ligj synohet të lehtësohet bashkëpunimi në mes të investitorëve dhe qeverisë në zbatimin e projekteve të ndryshme investive.

Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes të MTI-së dhe FMN-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...