15 Nëntor 2016 - 16:57
Me këtë rast, Osmani ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin që Zyra e BE-së në Kosovë ka luajtur në themelimin dhe ndërtimin e kapaciteteve në mënyrë që Zyra të ofrojë auditime të bazuara dhe me integritet të lartë.
Apostolova, nga ana e saj ka shprehur gatishmërinë që Zyra e BE-së në Kosovë të vazhdojë mbështetjen për Zyrën Kombëtare të Auditimit në zhvillimin e mëtutjeshëm të kapaciteteve dhe rrugën e vet drejt integrimit dhe anëtarësimit në organizatat profesionale të Auditimit si ONISA dhe EUROSAI. Në vazhdim ka nënvizuar rëndësinë që ka Parlamenti dhe Auditori i Përgjithshëm për të mbajtur në llogari Qeverinë për përdorimin e fondeve publike.
Bashkëbiseduesit janë pajtuar për rëndësinë e aktivitetit auditues për të siguruar kontrolle efikase jo vetëm duke raportuar se çka ka ndodhur por edhe duke identifikuar se ku mund të bëhen përmirësimet dhe duke promovuar praktikat e mira.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...