Kosova e Shqipëria me projekte për pensionet dhe asistencën

15 Nëntor 2016 - 16:54      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi po qëndron për vizitë në Tiranë, njoftom kumtesa nga MPMS, transmeton Koha,net.

Abrashi gjatë vizitës takoi Ministrin e Rinisë dhe Çështjeve Sociale të Republikës së Shqipërisë, z. Blendi Klosi.

Ministrat Abrashi dhe Klosi diskutuan për projektet e përbashkëta, për marrëveshjet pensionale dhe asistencën e Republikës së Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kosovës.

Gjatë javëve në vijim, pritet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension, pasi grupet punuese janë në proces të finalizimit të saj.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për procesin e lehtësimit të punësimit mes qytetarëve të dy shteteve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...