Mbrojtja: Lushtaku u dënua për veprën për të cilën ishte i liruar

15 Nëntor 2016 - 16:36      

Anëtarët e Ekipit Mbrojtës të Sami Lushtakut, Arianit Koci dhe Granit Vokshi sot kanë reaguar ndaj aktgjykimit më të ri të Gjykatës së Apelit ndaj klientit të tyre.

Ata, përmes një reagimi dërguar medieve, kanë thënë se Sami Lushtaku dënohet nga Gjykata e Apelit për një vepër penale për të cilën është liruar nga gjykata e shkallës së parë, transmeton Koha.net.

Ata në reagim kanë shkruar:

Në procedurën penale pranë Gjykatës Themelorë në Mitrovicë, Sami Lushtaku ngarkohej me tri vepra penale:

1) Përgjegjësia e Lartë apo Përgjegjësia Komanduese lidhur me cenimin e integritetit trupor dhe shëndetit të një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë;

2) Cenimi i integritetit trupor dhe shëndetit të dëshmitarit F;

3) Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar.
Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me datën 27 Maj 2015 ka shpallur aktgjykimin në të cilin Sami Lushtaku është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale: marrja e jetës me dashje një mashkulli të pa identifikuar që flet shqip.
Për këtë vepër penale, ai është dënuar me 12 vjet burgim, ndërsa për pikat tjera të aktakuzës z. Sami Lushtaku është liruar.
Mbrojtja e Sami Lushtaku, me dt. 5 korrik 2015, ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, kundër aktgjykimit dënues të dt. 27 maj 2015, për veprën penale “Vrasje”.

Sot, me dt. 15 nëntor 2016, Gjykata e Apelit shpall aktgjykimin me të cilin ankesa jonë aprovohet në tërësi, andaj Sami Lushtaku shpallet i pafajshëm për veprën penale “Vrasje” dhe i hiqen dymbëdhjetë (12) vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Megjithatë, Gjykata e Apelit, duke e gjetur të bazuar ankesën e prokurorisë, Sami Lushtakun e dënon me shtatë (7) vite burgim për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese, se kinse ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të papërcaktuar të civilëve shqiptarë të mbajtur në qendrën e paraburgimit në Likoc.
Pra, Sami Lushtaku tashmë dënohet nga Gjykata e Apelit për një vepër penale për të cilën është liruar nga gjykata e shkallës së parë. Mbrojtja e Sami Lushtaku beson fuqishëm se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë lidhur me këtë pikë të aktakuzës ka qenë i drejtë dhe se ekziston një bazë e fortë juridike për parashtrimin e mjetit juridik pranë Gjykatës Supreme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...