Kosova përgatitet për takimin e dytë për Stabilizim Asociim me BE-në në Strasburg

15 Nëntor 2016 - 14:53      

Në vazhdën e mbledhjeve përgatitore për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet më 23-24 nëntor 2016 në Strasburg të Francës, u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim.

Temë e debatit ishte agjenda e takimit në Strasbourg si dhe çështjet që do të shtjellohen në kuadër të këtij takimi. Po ashtu u bë ndarja e përgjegjësive ndërmjet anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit Kosovës lidhur me temat që do të adresohen në takim.

Anëtarët e Komisionit theksuan se temat e parapara për diskutim pasqyrojnë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si dhe vunë në pah nevojën që Delegacioni i Kosovës të shkojë i përgatitur maksimalisht me qëndrime të harmonizuara për çështjet me rëndësi për vendin. Ata, po ashtu, u zotuan se do të kenë qasje konstruktive dhe do të përçojnë mesazhe në interes të procesit të integrimit të Kosovës në BE.

Në takim morën pjesë edhe Zv. Kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, të cilët iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Komisionit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...